Në qarkun e Elbasanit janë numëruar deri tani 226 nga 508 qendra votimi. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 35.392 vota, që përbën 61.07% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 16.929 vota, ose 29.21%.

Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 1913 vota (3.30%) dhe Partinë Mundësia me 1201 vota (2.07%). Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1066 vota (1.84%).

Pjesa tjetër e partive ka marrë përqindje të vogla, ku Lëvizja Bashkë ka marrë 456 vota (0.79%), Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 132 vota (0.23%), dhe Partia Socialdemokrate ka marrë 677 vota (1.17%). Lëvizja Atdheu ka marrë 59 vota (0.10 %), ndërsa Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 98 vota (0.17%), dhe Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë vetëm 29 vota (0.05%).

 

Elbasan
Elbasan

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb