Në emisionin “Log” në News24 i moderuar nga gazetari dhe moderatori Endri Xhafo ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi i cili, diskutoi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja pasditen e sotme në Gjykatën e Apelit.

Ai tha se kjo është një ngjarje e llahtarshme dhe banale, dhe se shteti shqiptar nuk ka arritur të ruajë instirucionet e larta. Zekthi shtoi më tej se siguria në Shqipëri është shumë e brishtë dhe se duhet të mbahet përgjegjësi dhe të hartohen plane.

“Kjo është një ngjarje e llahtarshme dhe banale  dhe se shteti  shqiptar nuk ka arritur të ruajë institucionet  e lartë të drejtësisë. Këto janë ngjarje që ka ndodhur shpesh në vendin tone. Dihet që në Shqipëri siguria është shumë e brishtë. Duhet të mbahet përgjegjësi dhe të hartohen plane. Gjyqtarët gjithmonë janë të shantazhuar. Gjykata është streha jonë e të gjithëve dhe ka një tendencë nga qytetarët për të bërë vetgjyqësi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb