Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për 29-Nëntorin, Festën e Çlirimit.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan:”MIRËMENGJES Shqipëri dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”, ndërsa ka ndarë edhe një foto nga monumenti “Nënë Shqipëri”.

Pas çlirimit të Tiranës më 17 Nëntor 1944, komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Tiranë, do të njoftonte zyrtarisht dhe çlirimin e Shkodrës, 81 vjet më parë, më 29 nëntor të 1944-ës.
