Merkato në Itali ka hyrë në momentet vendimtare të saj pasi të premten në orën 20:00 ajo mbyllet për t’i lënë vendin startimit të “Seria A”.

Për këtë arsye skuadrat po nxitojnë të bëjnë përforcimet e nevojshme për të forcuar organikën. Njëra prej tyre është edhe Napoli që sipas mediave italiane po përgatit dhuratën e verës për trajnerin Anchelotti.

Bëhet fjalë për bomberin e Torinos, Andrea Belotti, për të cilin Napoli ka gati 30 milionë euro dhe kartonët e dy futbollistëve, Chiriches dhe Rog, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Ancelottit.

Presidenti Cairo kërkoi 100 milionë euro për kartonin e tij verën e kaluar, por pas një sezoni nën pritshmëritë dhe me dëmtime të shpeshta, tani mund të pranojë ofertën napolitane për bomberin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb