Dëshmi tronditëse vjen nga gjyshja e 3 fëmijëve të mitur në Durrës, rasti i të cilëve u publikua në BalkanWeb. Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, gjyshja pohoi se dje rastësisht kishte shkuar që të takonte fëmijët, kur u përball me atë skenë të rëndë në shtëpinë tyre, mes pisllëkut dhe skamjes.

Ajo tha se nipi i saj i madh i kishte kërkuar që t’i merrte në Itali.

“Kam jetuar në Itali. Kam 33 vite. (Qan) kisha një vaki. U ktheva në Durrës. Dhe u ktheva atje. Shkova të takoja nipërit. Mendova se do ishte nusja atje, do lante do pastronte. Hapa derën. Dhe ma hap djali i dytë. Kur hapet dera dhe pash ca bidona. Dhe ndjeva një erë të keqe. U shokova. Pashë fëmijët e mbuluar në krevat me batanije. Çuni i madh tha; nëna më merr në Itali. I dridhje mjekra. Ça kam parë aty, as në TV s’kisha parë. Hyra në banjo…ca të shihja. I pyeta e keni lekë; më tha çuni i madh kam 50 mijë lekë. Unë i dhashë lekë.”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: