Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp nga selia blu deklaroi se Erion Veliajt ka dalë qelia disa javë më parë.
Duke komentuar mbi zhvillimet rreth situatës së kryebashkiakut të Tiranës, të rikthyer në detyrë nga Gjykata Kushtetuese pasi Këshilli Bashkiak dhe Qeveria e shkarkuan, Berisha ka theksuar se, sipas tij, Veliaj ka lënë qelinë në orët e vona të natës, ndërsa destinacioni sipas tij mbetej i paqartë.
“Tani unë nuk dua të hyj në enigma, por këtu tek ju kam deklaruar, kam informuar publikun dhe ju se rreth 2-3 javë më parë, në orën 11 të natës, Erion Veliaj e la qelinë dhe kjo është 100% e sigurtë. Variantet se ku shkoi janë të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk mund të them se cili është, ndaj dhe citimi i tyre ishte i pavlerë. Ishte në Surrel, ishte këtu apo … nuk e di se ku ishte, të them haptas, se po ta dija e them. Por atë që di 100% di që e la qelinë dhe nuk shkoi në spital”, theksoi Berisha.
Sali Berisha: Pavarësisht nga komentet e ndryshme që bëjnë dhe që i kam dëgjuar, qëndrimi im është ky: Ata gjykatës që votuan kundër dekretit të presidentit dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, ata respektuan, zbatuan, parimin ndërkombëtar të shprehur shumë qartë nga Komisioni i Venecias. Të tjerët thonë se i nxiti ky apo ai. Ata kanë votuar me atë direktivë. Edi Rama thotë ta nxjerrim nga burgu. Por e dëgjuat ju, ai i kishte caktuar atij regjimin e serial killerit. Në qeli thotë Erion Veliaj, u trajtova me regjimin e vrasësit serial. Tani unë nuk dua të hyj në enigma, por këtu tek ju kam deklaruar, kam informuar publikun dhe ju se rreth 2-3 javë më parë, në orën 11 të natës, Erion Veliaj e la qelinë dhe kjo është 100% e sigurtë. Variantet se ku shkoi janë të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk mund të them se cili është, ndaj dhe citimi i tyre ishte i pavlerë. Ishte në Surrel, ishte këtu apo … nuk e di se ku ishte, të them haptas, se po ta dija e them. Por atë që di 100% di që e la qelinë dhe nuk shkoi në spital. Këto të dyja i di, për të tjerat nuk mund të them. Ndaj dhe në këto kushte se, çfarë zhvillohet brenda tyre është vështirë ta gjesh. Veliaj i tha se më grabite si FARC, si ushtria e drogës së Kolumbisë.
