Neymar e ka mbyllur këtë sezon me Paris SG pasi braziliani në fundjavë pësoi një dëmtim që do t’a mbajë larg fushave për gati 3 muaj. 26-vjeçari ka thyer metarsalin e 5 të këmbë së djathtë dhe ka vendosur së bashku me klubin për të kryer operacionin në vendlindje.
Para se të vendosej për operimin trajneri i Paris SG kritikoi mediat duke thënë se po shpifnin lajme dhe se Neymar do të ishtë i gatshëm për ndeshjen e 6 marsit kundër Real-it. Kjo nuk rezultoi e vërtetë dhe këtë herë Emery ka kritikuar indirekt futbollistin.
“Të dielën dukej se ishte vetëm një ndrydhje. Më pas kemi zbuluar se ka pësuar një frakturë. Vendimi për t’u operuar është marrë pasi ka folur me Brazilin”, ka thënë Eemery.
“Ka qenë një vendim i vështirë për t’u marrë sepse të martën mjeku i klubit ka bërë të ditur se kishte akoma 10% të mundësisë për të luajtur. Edhe pse Guedes ka luajtur pasi ka pësuar të njëjtin dëmtim”.
(e.k/BalkanWeb)
