Të gjithë kemi raste kur na del gjak nga hunda dhe në gjuhën mjeksore ky problem quhet espistazi dhe është një fenomen i shpeshtë që shfaqet tek të gjitha grupshmoshat, por me të rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit. Sasia e gjakut të humbur nuk është e dëmshme për organizmin, por mjekët këshillojnë që të bëhet kujdes në rastet kur fenomeni përsëritet.

Ky fenomen jo gjithmonë është i lidhur me simptoma patologjike të caktuara, ajo mund të ndodhë edhe për shkaqe shumë spontane, si për shembull kur membrana e mukozës së hundës është e thatë dhe e ngurtësuar.

Këto tri produkte duhet t’i vendosni menjëherë në hundë në rastet kur keni gjakderdhje.

Lëng limoni

Edhe pse mund të mos ju pëlqejë ideja e lëngut të limonit që pluskon në hundën tuaj, ai është një ndër mjekimet më të mira natyrale që ndalon gjakderdhjen nga hunda. Aplikoni disa pika lëng limoni në vrimat e hundës dhe mbani kokën lart për disa sekonda.

Përsëriteni këtë veprim nëse është e nevojshme.

Uthull molle

Uthulla e mollës arrin të frenojë hemorragjinë brenda 10 sekondash. Ajo ndihmon në rigjenerimin e enëve dhe kapilarëve të thyer të gjakut dhe të neutralizojë menjëherë gjakderdhjen. Mbajeni derisa gjakderdhja të pushojë plotësisht.

Qepa

Qepa ka në përmbajtjen e saj komponime sulfurike që ndalojnë menjëherë gjakderdhjen nga hunda. Gazi natyror që çliron qepa, riparon qelizat e membranës së hundë dhe në të njëjtën kohë nxit koagulimin (mpiksjen) e gjakut. Pritni një copë qepë dhe mbajeni afërhundës. Gjithashtu mund të shtrydhni lëng qepe dhe të lyeni hundën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb