3 persona vdiqën dhe 81 të tjerë u plagosën pas shembjes së një tribune në Algjeri, gjatë festës së titullit kampion të Alger.
Sipas La Gazette du Fennec, një barrierë sigurie u thye pikërisht kur tifozët po përgatiteshin të festonin titullin e nëntë në histori, pas një barazimi pa gola midis Alger dhe NC Magra.
Dhjetëra tifozë ranë nga tribunat e sipërme të stadiumit me kapacitet 64,200 vende.
Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune i shprehu ngushëllime familjarëve, për humbjen e të afërmve të tyre.
