Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 9 të tjerë u plagosën kur një hangar në ndërtim u shemb në afërsi të një aeroporti në Idaho të SHBA-së, thanë zyrtarët.

Pesë nga të plagosurit janë në gjendje kritike, thuhet në  deklaratë.

“Ishte diçka katastrofike”, tha Aaron Hummel, shefi i operacioneve në Departamentin e Zjarrfikësve Boise, në një konferencë për media.

Operacionet e aeroportit nuk u prekën. Ndërsa hetimet po kryhen për të përcaktuar shkakun e shembjes.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb