MTV’s Video Music Awards rikthehet mbrëmjen e sotme në Radio City Music Hall në New York. Padyshim që eventi i madh muzikor do të dhurojë një mbrëmje spektakolare duke filluar nga performancat deri tek dhënia e çmimeve.

Yjet më të mëdhenj të muzikës janë në garë me njëri-tjetrin për rrëmbimin e çmimeve, midis tyre këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Dua Lipa është nominuar në 3 kategori. “New Rules” është nominuar për këngën e vitit, “IDGAF” për koreografinë më të mirë dhe “One Kiss” për kërcimin më të mirë.

Rita Ora është nominuar me 2 kategori. “Lonely Together” është nominuar për kërcimin më të mirë. Në këtë kategori, Rita përballet me Duan.

Si edhe është nominuar në kategorinë efektet më të mira vizuale po përsëri me këngën “Lonely Together” në bashkëpunim me Avicii.

Ndërsa Bebe Rexha është nominuar vetëm në një kategori, atë të bashkëpunimit më të mirë me këngën “Meant to Be” me Florida Georgia Line.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve fillon në orën 21:00, me pjesëmarrjen e këngëtareve si Cardi B, Ariana Grande dhe Jennifer Lopez.