TIRANE – Ish-kreu i SHISH-it, Bahri Shaqiri është bërë pjesë e kabinetit qeverisës, pasi kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin e tij në postin e zëvendës/ministrit të Transportit.
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Këshilli i Ministrave emëroi 3 zv/ministra të rinj, mes tyre edhe ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror.
Ndërkohë, Adela Shera Karapici është emëruar zv/ministre e MZHETTS-së, ndërsa Roni Telegrafi do të mbajë postin e zëvendës/ministrit të Bujqësisë.
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Bahri Shaqiri emërohet zëvendësministër i Transportit dhe Infrastrukturës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI EDI RAMA
***
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Adela Shera Karapici emërohet zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI EDI RAMA
***
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Roni Telegrafi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
(er.nu/BalkanWeb)
