Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar sërish për vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi datën e zgjedhjeve më 30 qershor.

Manjani shkruan në “Facebook” se Kolegji nuk ka marrë vendim për kushtetueshmërinë e dekretit të Presidentit Ilir Meta.

Sipas tij, Kolegji Zgjedhor nuk i ka hyrë fare debatit ka apo jo zgjedhje, por ka vendosur që Partia e Idajet Beqirit të jetë pjesëmarrëse me dhunë në votimet e 30 qershorit.

“Megjithë kritikat që kemi, Kolegji Zgjedhor në fund të fundit nuk ka marrë vendim për kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit. Nuk i ka hyrë fare debatit ka apo jo zgjedhje. Jo! Kolegji ka vendosur që Partia e zotit Idajet Beqiri të të jetë pjesmarrëse me dhunë në votimet e thirrura nga Partia Socialiste”, shkruan Manjani.

Manjanii
Manjanii

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb