Lila Moss kaloi në tapetin e kuq të çmimeve të modës me një fustan të bukur, i cili u frymëzua qartë nga një nga pamjet më ikonike të viteve ’90 të nënës së saj, Kate Moss. Modelja 21-vjeçare ka veshur versionin e saj të fustanit të zhveshur, të krijuar nga stilistja fituese e çmimit të stilistëve të rinj LVMH, Nensi Dojaka.

Moss e vogël, në fakt, tha se silueta e veshjes i kujton një armaturë që ka në të njëjtën kohë elementet seksi të të brendshmeve. Fustani i tejdukshëm metalik ka të njëjtin model mbresëlënës të fustanit origjinal me të cilin e ëma shkëlqeu vite më parë, por ka edhe disa variacione moderne. Në veçanti ka kupa si dhe rripa shumë të hollë që lidhen në mënyrë tërthore.

  • foto galeri

Për bizhuteritë e saj, modelja nuk është dashur të frymëzohet nga e ëma, por ka shkuar direkt… tek burimi. Për të kompletuar look-un, ajo veshi një palë vathë vintage të varur ari nga koleksioni personal i bizhuterive të Kate Moss.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: