Kryetari i PD, Sali Berisha, u shpreh gjatë fjalës së tij para simpatizantëve dhe deputetëve të opozitës, se Rama në 12 vite ka marrë përsipër misionin makabër të shpërbërjes, duke e përgjysmuar atë në 10 vite, duke e shndërruar në një të ardhme jo të largët në një territor gjeografik të zbrazur nga shqiptarët.
Berisha akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku se zotëron 300 apartamente ndërsa një i ri duhet të punojë 104 vjet për të blerë një apartament.
“Rama pi 33 mijë euro një shishe vere në ditë, sa ç’merrni 6 prej jush rrogën vjetore. Me taksa ua mori dhe ato pak fitime u bizneseve të vogla duke i detyruar të largohen. Vetëm kaq do mjaftonte që ai të quhej hajdut më i rrezikshëm i Shqipërisë”, tha Berisha.
Sali Berisha: Edi Rama në 12 vite ka marrë përsipër misionin makabër të shpërbërjes, duke e përgjysmuar atë në 10 vite, duke e shndërruar në një të ardhme jo të largët në një territor gjeografik të zbrazur nga shqiptarët. Kë përzuri Rama nga Shqipëria? Ka përzënë rininë.
300 apartamente rezulton se ka lubia ndërsa 104 vite duhet të paguajë një I ri për të blerë një apartament, e kuptoni se s’mbrohen hajduttë o të nderuar policë, largohuni andej se betejën e keni me hajdutët.
Ka përzënë shtresën e mesme duke ua bërë jetën e papërballueshme, 33 mijë euro pi një shishe vere në ditë, sa cmerrni 6 prej jush rrogën vjetore. Me taksa ua mori dhe ato pak fitime u bizneseve të vogla duke i detyruar të largohen. Vetëm kaq do mjaftonte që ai të quhej hajdut më i rrezikshëm i Shqipërisë.
Mori e plackiti në 12 vite, vetëm dosjet e AKSHI-t mjafton të kuptohet se inceneratori nuk ishte një skemë e vetmuar por një sistem vjedhje që përdoret për të grabitur, 90 dhe herë herë 100 përqind paratë e shtetit nga baxhanaku i Ramës.
