Në fjalën e tij në Fier Ervin Salianji, falënderoi mbështetësit e tij të gjithë demokratët. Salianji theksoi se qeveria e korruptuar duhet të bjerë dhe se Shqipëria ka nevojë urgjente për rotacion politik.

Gjatë fjalës së tij, Salianji gjithashtu iu drejtua edhe me  një mesazh socialistëve, duke u shprehur se ‘socialistët e ndershëm’ e dinë që kjo qeveri duhet të bjere, pasi sipas tij punon dhe lufton vetëm për interesat e një grupi njerëzish.

“Shqipëria ka nevojë urgjente për rotacion politike. E ka të domosdoshme largimin e Ramës dhe qeverisë së tij. Ata qindra mijëra socialistë të ndershëm e dinë që kjo qeveri duhet të bjerë sepse kjo qeveri jufton vetëm për një grusht njerëzish”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb