Një përplasje ka ndodhur mes deputetëve të PD dhe policisë.

Ndërkohë Klevis Balliu, ka deklaruar se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Sipas tij është dhunuar dhe dëmtuar të paktën një grua dhe një i mitur.

“Një protestueseje i kanë çarë kokë, gaz lotësjellës përtej çdo limiti a thua se jemi në luftë, Dhuna shtetërore me urdhër të Ergys Agasit.

Qytetarët janë të legjitimuar që të kundërpërgjigjen. 300 policë qëlluan dhe çanë kokën e një zonje ndërsa morën zvarrë dhe dhunuan një fëmijë”, tha ai

Protesta e sotme e opozitës kulmoi me hedhjen e molotovëve drejt Kryeministrisë dhe përgjigjen e policisë me gaz lotsjellës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb