Nëna e 31-vjeçarit, që dyshohet se është abuzuar seksualisht nga dy burra në Elbasan, ka folur në emisionin Me zemër të Hapur të moderatores Evis Ahmeti në News24.

Nëna e të riut ka thënë se djali ia ka treguar ngjarjen veçmas dhe më pas ai ia ka treguar edhe prokurorit. Nëna tha se ka pasur ballafaqim edhe me personat që akuzohen për abuzim seksual dhe ata kanë mohuar gjithçka.

Nëna e 31-vjeçarit: Djali më tregoi pas disa ditësh pas ngjarjes së rëndë. I njoh këta persona që kanë abuzuar me djalin. Kisha ballafaqim me personat dhe ata mohuan gjithçka. Djali ma tha veçmas atë që kishte ndodhur. Djali i është nënshtruar një akt ekspertize dhe ka dalë se është abuzuar.

Djali ka folur vetë edhe me prokurorin, i ka treguar gjithçka. Ai shkonte atje se nuk kishte si të bënte muhabet. Nuk jam në gjendje të mirë, nuk di çfarë të them. Unë çunin e kam mbajtur gjithmonë pas vetes, por shkonte atje dhe bisedonte.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb