Humbja e PD në zgjedhje, sipas ish-deputetit të PD, Myslim Murrizi, lidhet me sistemin e ngritur nga mazhoranca me punësimet partiake që prodhojnë vota, sic rezulton në bashkinë e Tiranës.

Në emisionin “Kjo Javë”, Murrizi tha se nga 12 mijë të punësuar në bashki, 34% e tyre rezultojnë nga TIMS se ndodhen jashtë shtetit.

“Kështu i ke të gjitha bashkitë. Në këto kushte, PD duhet t’jua thotë qytetarëve hallet që prekin qytetarët.

Pra, përvec protestës, PD duhet të shkojë pranë qytetarëve dhe t’ua thotë. Kur unë flas në Këshillin Kombëtar dhe them pse nuk flisni për Klodian Allajbeun, acarohem unë dhe ata 7 mijë votues të mi”, tha ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb