Dy aksidente automobilistike kanë shokuar Turqinë ditën e djeshme, ku në aksidentin e Gazintep-it humbën jetën 15 persona, ndërsa në atë të Mardinit u shuan 20 persona.
Ditën e sotme është kryer edhe ceremonia mortore për 20 personat që ndërruan jetë në Mardin, ceremoni në të cilën mori pjesë edhe ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu.
Një aksident i ngjashëm në Gaziantep ka ndodhur disa orë më vonë në rrethin Derik të Mardinit. Një kamioni të mbushur me plehra ka pësuar një defekt në frena dhe për pasojë ka përplasur 2 automjete dhe është përmbysur.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shëndetësisë, zjarrfikëses, xhandarmërisë dhe policisë. Ndërsa ekuipazhet po punonin për të shpëtuar të aksidentuarit, një tjetër kamion i ngarkuar me plehra u përfshi në aksident duke u futur në zonën e rrethuar.
Teksa personat në vendin e aksidentit po përpiqeshin të iknin në panik dhe frikë, kamioni u përplas me një banesë dhe u ndal. Kësisoj, në aksident humbën jetën 20 persona, mes tyre 1 polic dhe fëmijë dhe 26 persona u plagosën.
Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Mehmet Aktaş dhe Guvernatorin Mahmut Demirtaş, bënë hetime në rrethin Derik të Mardinit, ku ndodhi aksidenti. Ministri Soylu, i cili mori informacione për aksidentin dhe punimet nga autoritetet, mori pjesë deri në orët e mëngjesit në faljen e varrezave dhe ceremonitë e varrimit të qytetarëve që humbën jetën.
Ministri Soylu më pas bëri vizita ngushëllimi për qytetarët që humbën jetën në aksident dhe vizitoi të lënduarit në spital, të cilëve iu përcolli urimet për shërim sa më të shpejtë.
