Policia në Fier ka arrestuar një 35-vjeçar, që dyshohet se ka përplasur me makinë një të moshuar gjatë ditës së djeshme.

Sipas policisë, i aksidentuari është një i moshuar, që ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasin:

– K. Ç., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi këmbësorin, shtetasin D. T., 74 vjeç, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore;

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb