Transferimi i Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt te Liverpooli pritet të bëhet i dyti më i shtrenjtë në këtë merkato. Pas nënshkrimit të Florian Ëirtz, kampionët anglezë janë gati të bëjnë një tjetër blerje të madhe, duke mbyllur kështu me sukses një operacion prej 90 milionë eurosh të sulmuesit francez, me Ekitike i cili u ble nga klubi gjerman për 16.5 milionë euro vetëm një vit më parë.
Ky është një fitim sensacional, por asgjë e re për Eintrachtin, pasi klubi nga Frankfurti kohët e fundit po siguron mjaft para nga largimi i lojtarëve.
Kujtojmë që Omar Marmoush u transferua te Manchester City më 23 janar për 75 milionë euro, duke u bërë futbollisti egjiptian më i paguar ndonjëherë.
Frankfurt arkëtoi jo pak por 95 milionë euro në verën e vitit 2023 nga shitja e Kolo Muani te gjigandët e PSG.
Real Madridi bleu Luka Jovic nga klubi gjerman për 63 milionë euro në vitin 2019. Po atë verë, Sebastian Haller u shit te West Ham për 50 milionë euro.
