Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur teknikun e Dinamo City, Ilir Daja si trajnerin më të mirë të muajit dhjetor.

Gjatë këtij muaji, trajneri kryeqytetas regjistroi rezultate të shkëlqyera me Dinamo City, duke arritur katër fitore të rëndësishme në kampionat ndaj Tiranës, Flamurtarit, Vorës dhe Partizanit. Sukseset kulmuan me fitimin e Superkupës së Shqipërisë, në finalen ndaj Egnatias.

Për Ilir Dajën, kjo është hera e dytë që fiton këtë çmim, pasi më parë ishte shpallur trajneri më i mirë i muajit tetor nga Drejtoria Teknike e FSHF-së.

Trofeu iu dorëzua trajnerit Daja nga trajneri i Kombëtares U-17, Fatjon Tafaj, para ndeshjes Teuta – Dinamo City. Ky çmim vjen si vlerësim për përkushtimin dhe rezultatet e arritura, duke reflektuar punën e tij të vazhdueshme në zhvillimin e skuadrës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb