4 hapa larg titullit, Napolit i mjaftojnë 4 fitore për të festuar matematikisht titullin kampion. Blutë e Spallettit nuk shkëlqyen në sfidën e fundit kundër Lecce, por kjo ka pak rëndësi, në këtë pikë të sezonit mjaftojnë vetëm pikët, qoftë dhe duke mos luajtur mirë.
Në “Via del Mare”, ishte Di Lorenzo që kaloi Napolin në avantazh në minutën e 18-të, me një goditje me kokë brenda në zonë. Në fillimin e pjesës së dytë Di Francesco barazoi shifrat në 1-1 pas një rrëmuje në zonë. Në të 64-tën, një autogol i dha tre pikët Napolit përballe Lecce-s. Luciano Spalletti shijon këtë tre pikësh, por jo lojën e dhuruar nga ekipi i tij:
“Nuk ishte e lehtë të merrje tre pikët pas asaj humbje kundër Milanit. Ky rezultat na jep qetësi për të përgatitur si duhet ndeshjet e radhës”, u shpreh Spalletti.
(BalkanWeb)
