Të paktën katër persona humbën jetën nga shembja e një ndërtese në provincën Asyut të Egjiptit qendror.
Midis viktimave ishte një nënë dhe fëmija i saj, tha një burim lokal. Shembja e ndërtesës katërkatëshe ka ndodhur në orët e para të ditës, duke shkaktuar panik tek banorët.
Ekipet e shpëtimit përdorën makineri të rënda për të hequr mbeturinat ndërsa turmat u mblodhën aty pranë, duke shpresuar për shenja jete mes të afërmve të tyre.
Një hetim për shembjen është duke u zhvilluar.
(A.A/BalkanWeb)
