TIRANE

Në 4 prill 2002, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligji nr. 8875, “për Rojen Bregdetare Shqiptare”. Kjo ditë shënon edhe ditën e krijimit të Rojes Bregdetare Shqiptare.

Po ashtu, në 4 dhjetor 2002 me Vendimin nr. 606, Këshilli i Ministrave miratoi “Manualin e Rojes Bregdetare”.

Qysh prej vitit 2002 Rojan Bregdetare, si një institucion i kontrollit të zbatimit të ligjit në hapësirë kombëtare dhe ndërekombëtare detare me sovranitet të plotë dhe të drejta sovrane, ka përmbushur me sukses misionin e saj duke kryer detyra të rëndësishme si, Koordinatore Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit në Det, ushtrimin e kontrollit të zbatimit të ligjit në det, ligjit për peshkimin, mbrojtjen e mjedisit detar, mbrojtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore në det, etj. Roja Bregdetare është pjesë integrale e Forcës Detare dhe kjo strukture funksionon si një flotë me dy misione.

Roja Bregdetare, si drejtuese kombetare e operacioneve në hapësirën detare, ka patur një bashkëpunim shumë të mirë operacional me të gjitha agjensitë kombëtare detare ligjëzbaturse. Në vitin 2008, me qëllimr ritjen e bashkëpunimit operacional midis agjensive ligjzbatuese në det dhe përmirësimin e shkëmbimit të informacionit, Roja Bregdetare propozoi krijimin e Qendrës Ndër-Institucionale Operacionale Detare (QNOD), një qendër koordinimi dhe bashkëpunimi i gjashtë agjensive kryesore ligjzbatuese kombëtare. QNOD sot është një strukture aktive dhe funksionale qysh nga viti 2009.

Mbas 22-viteve eksperience të sukseshme në shërbim të Atdheut dhe ushtrimit të sovranitetit kombëtar në det, një mirënjohje të gjithë personelit të Forcës Detare / Rojes Bregdetare, aktivë dhe në reservë, të cilët me atdhedashurinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, bënë të mundur krijimin dhe konsolidimin e Rojes Bregdetare, misionit dhe suksesit e saj.

Një mirënjohje të veçantë dy personaliteteve të Forcës Detare, të cilët me kontributin e tyre të veçantë operacional dhe doktrinorë jetësuan këtë projekt 22-vjet më parë: Kundëradmiral (rez) Dr. Kudret Çelaj, ish-komandanti Forcës Detare / Rojes Bregdetare dhe kapitenit të rangut të parë (ndjes pastë) Dr. Çapajev File, ish-pedagog në Akademinë e Mbrojtjes dhe ish-shefi Shtabit të Forcës Detare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb