Analisti Ermal Hasimja, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” u shpreh se PD duhet të ishte pozicionuar në krah të SPAK dhe organeve të tjera të drejtësisë, së bashku me të gjitha partitë opozitare që po reagojnë me protesta kundër sulmit të kryeministrit, i cili ka dalë hapur në mbrojtje të zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur pë shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe lotit 4 të Unazës së Madhe.
Sipas Hasimes, në 3 ditët e ardhshme do të ketë 4 protesta të ndryshme përfshi dhe një civile, e vetmja parti që nuk po del në mbrojtje të drejtësisë është PD.
“Në mënyrën më të qartë sot ke PS dhe kryeministrin që thotë se nuk jemi dakord me drejtësinë dhe do të përballemi me të. Sot situata më problematike, rreziku më i madh në Shqipëri, është ky lloj pozicioni që mban Rilindja në raport me drejtësinë, dëshira për ta mbrojtur korrupsionin.
PD duhet të kërkonte një bashkëpunim me partitë e tjera politike dhe të bënte një protestë të përbashkët”, tha Hasimja.
Ndërsa deputeti i PD, Belind Këlliçi, u përgjigj se PD ka bashkëpunuar me SPAK, duke depozituar një sërë kallëzimesh penale ndaj Ballukut.
Ermal Hasimja: Në 3 ditët e ardhshme do të ketë 4 protesta të ndryshme përfshi dhe një civile, e vetmja parti që nuk po del në mbrojtje të drejtësisë është PD.
Protestën e keni për Ballukun, Ramën, dhe shumë mirë bëni, por sot frika kryesore e opinionit publik është se ai institucion tek i cili kanë besim, në mbështetje të SPAK ke 4 protesta dhe nuk ke nga PD.
Në mënyrën më të qartë sot ke PS dhe kryeministrin që thotë se nuk jemi dakord me drejtësinë dhe do të përballemi me të. Sot situata më problematike, rreziku më i madh në Shqipëri, është ky lloj pozicioni që mban Rilindja në raport me drejtësinë, dëshira për ta mbrojtur korrupsionin.
PD duhet të kërkonte një bashkëpunim me partitë e tjera politike dhe të bënte një protestë të përbashkët.
Belind Këlliçi: të gjitha cështjet që po hetohen për Ballukun janë depozituar në SPAK nga PD.
