TIRANE – Zonja e parë Odeta Nishani ka përcjellë në aeroportin e Rinasit, Mikelin 4-vjeçar, i cili do të marrë një trajtim të specializuar në spitalin “Elpida” në Athinë.

Në 10 muaj, Mikeli është fëmija i tretë shqiptar që filantropia e madhe greke Znj. Marianna Vardinoyannis po trajton me shpenzimet e saj në spitalin “Elpida”.

“Duke shprehur mirënjohjen e madhe për Zonjën Vardinoyannis i uroj djalit të vogël dhe prindërve të tij shërim të shpejtë.”- theksoi zonja e parë, Odeta Nishani.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: