TIRANE

Ish-Missi shqiptar, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan festojnë sot 4-vjetorin e lidhjes së tyre. Sapo rrugët e tyre u bashkuan dhe historia e dashurisë u kurorëzua edhe në martesë, projektet nisën njëri pas tjetrit, si për Tolgan në sheshin e xhirimeve, ashtu edhe për Almedën me projektet e saj të reja.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pak javë më parë, bukuroshja shqiptare publikoi edhe këngën e saj të parë, duke eksperimentuar kështu edhe në një fushë tjetër atë të muzikës. Me anë të një postimi në ‘Instagram’, bukuroshja e ekranit ka zgjedhur ta urojë publikisht aktorin e njohur turk. “Gëzuar përvjetorin e 4-ët dashuria ime. 10.12.2014-10.12.2018”,-shkruan ajo krah fotos së tyre.

Kujtojmë se çifti është martuar më 14 shkurt të vitit 2017 në ditën e të dashuruarve dhe një njëkohësisht në ditën e lindjes së bukuroshes shqiptare. Dasma u zhvillua në SHBA, mes njerëzve më të afërt. Ky përvjetor është edhe më i veçantë për ta pasi çifti është në pritje të fëmijës së parë, që do të jetë djalë.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb