Vogëlushja 2-vjeçare me origjinë shqiptare, që u mbyt në një shatërvani në zonën e Kallitheas, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mediat greke raportojnë se këto 24 orët në vijim janë vendimmarrje për gjendjen e saj, ndërsa mjekët shprehen optimistë. Ngjarja ndodhi brenda pak minutash, duke shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin në vend. Kalimtarët e nxorën fëmijën nga uji dhe u kryen përpjekje për ringjallje kardiopulmonare (CPR) për rreth 40 minuta.
Një dëshmitar okular, duke folur për emisionin “Kalimera Ellada”, përshkroi momentet dramatike: “Rastësisht po kaloja nga zona, pasi jetoj këtu. Në fillim nuk pashë askënd. Kur u ktheva, të gjithë ishin mbledhur. Kuzhinieri i një kafeneje po përpiqej ta sillte në jetë. Dëgjoheshin britmat e prindërve dhe fëmijëve. Një zonjë telefonoi në 166 dhe një makinë patrullimi që po kalonte u ndal për të ndihmuar.”. Fëmija u transportua me urgjencë, nën eskortë policie, në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou”, ku mjekët arritën ta ringjallnin pas përpjekjeve të gjata. Aktualisht, ajo ndodhet e intubuar dhe e shtruar në njësinë e kujdesit intensiv, në gjendje kritike.
Sipas informacioneve deri më tani, fëmija ndodhej në Sheshin e Qipros së bashku me të atin. Në një moment dyshohet se i ka shpëtuar vëmendjes së tij dhe, në rrethana ende të paqarta, ka rënë në shatërvan. Raportohet se vajza ka qëndruar pa ndjenja në ujë për disa minuta, deri sa u vu re nga kalimtarët. Një patrullë policie që kalonte rastësisht në zonë ndërhyri menjëherë dhe e transportoi fëmijën drejt spitalit, përpara mbërritjes së ambulancës së EKAB. Orët në vijim konsiderohen vendimtare për ecurinë e gjendjes së saj shëndetësore.
