Efektivët e rrugores në Lushnje kanë arrestuar shtetasin M.M 40- vjeç një ditë pasi shkaktoi një aksident ku për pasojë mbetën të lënduar 2 persona, sipas policisë të aksidentuarit janë në spital jashtë rrezikut për jetën. Pas hetimeve rezultoi se 40-vjeçari ka qenë në gjendje te dehur dhe ka përplasur mjetin tjetër.

Ndërkohë mesditën e 16-majit efektivët e komisariatit të Peqinit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin I. B., 47 vjeç pasi ka dalë nga banesa, në kundërshtim me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Teksa hetimet janë në vijim materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb