Gjetja e një pune të mirëpaguar nuk është e lehtë, veçanërisht për ata që jetojnë në qytet. Por në Australi u shfaq një ofertë që tërhoqi menjëherë vëmendjen: një pagë 400 mijë euro në vit, akomodim falas dhe një makinë të përfshirë.
Puna? Të jesh mjek familje në një nga zonat më të izoluara të vendit. Propozimi vjen nga Julia Creek, një qytet në Queensland të Australisë. Ata që pranojnë do të duhet të lëvizin atje, ku kryeqyteti Brisbane është 17 orë larg me makinë dhe qyteti më i afërt, Toënsville, është shtatë orë larg.
Një sfidë për ata që e duan vetminë, por një mundësi e pa humbur për ata që duan një jetë të qetë, larg kaosit të qytetit. Më shumë para, por edhe më shumë izolim. Pikërisht për shkak të vendndodhjes së largët, mjeku do të fitonte dyfishin e mesatares kombëtare.
Një zgjedhje që kërkon sakrificë, por që mund të rezultojë shumë e pasur, siç na thotë Adam Louës, mjeku i mëparshëm, i cili u largua nga Brisbane për Julia Creek: “Paratë janë shumë, por nuk mendoj se njerëzit marrin parasysh gjithçka që mund të të japë një punë e tillë”, tha ai për AP. “Kam mësuar shumë, jo vetëm si mjek, por edhe si të mjelë lopë, për shembull.”
Edhe kryetari i qytetit donte të thoshte fjalën e tij: “Po, distanca është e madhe, por sa njerëz thonë se duan të jetojnë në zona të thella?”. Pra, kjo ofertë bëhet shumë më tepër sesa thjesht një punë: është një ndryshim jete.
(BalkanWeb)
