Plot 4000 refugjatë janë evakuuar sot nga kampi në ishullin Lesbos për të mos u djegur të gjallë nga një zjarr i përmasave të mëdha që ra në kamp e u përhap me shpejtësi i favorizuar nga era e fortë.

Mediat greke bëjnë me dije se nga kampi janë evakuuar edhe 150 fëmijë. Policia greke bën me dije se nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa paraprakisht mendohet që zjarri mund të jetë i qëllimshëm pas konflikteve me grupe të ndryshme etnike.

Kujtojmë se në ishullin Lesbos në Greqi jetojnë rreth 5400 refugjatë.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb