Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Maliq, ku një 43-vjeçar ndërroi jetë, pasi makina e zuri poshtë.

Një qytetar tregoi më shumë për ngjarjen dhe për viktimën.

Ai tregoi se viktima ishte taksixhi dhe se do të ikte në pazar në Bilisht. Viktima kishte bërë gati çdo gjë, mbushi garazhin për të ikur, por se fatkeqësisht makina eci mbrapa dhe e zuri poshtë.

Qytetari: Unë nuk kam qenë këtu, por të afërmit më thanë se çfarë ka ndodhur. Viktima do ikte për në Bilisht në pazar. Ishte taksixhi.

Erdhi dhe bëri ngarkim këtu. Mbylli garazhin për të ikur, por makina iku mbrapa dhe ndodhi ajo që ndodhi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb