Presidenti Trump, pasi u kthye në Zyrën Ovale konfirmoi se Presidenti Biden i la atij një letër në tavolinën e rezolutës si  një vazhdim i traditës së gjatë të presidentëve në largim që shkruanin shënime për pasardhësit e tyre.

Zbulimi erdhi pasi një gazetar e pyeti Trumpin nëse kishte marrë një letër. Presidenti i SHBA më pas hapi sirtarët e tavolinës gjeti zarfin të shënuar me një “47” të shkruar me dorë të nënvizuar me laps dhe e mbajti për kamera, duke bërë shaka: “Ndoshta duhet ta lexojmë të gjithë së bashku”.

Ai shtoi se do ta lexonte privatisht përpara se të vendoste nëse do ta shpërndante publikisht përmbajtjen e tij.

Ish presidenti Joe Biden përpara inaugurimit të Trump, deklaroi për mediat amerikane se kishte lënë letrën si traditë  në Shtëpinë e Bardhë  por pa treguar përmbajtjen e saj.

Ai shtoi se përmbajtja e saj do të ngelet mes tij dhe Donald Trump.

 

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb