Banorët e Divjakës vijojnë protestën në shesh kundër projektit të propozuar nga Partia Socialiste, duke deklaruar se do ta vazhdojnë qëndrimin e tyre deri në marrjen e një përgjigjeje pozitive.

Protesta ka hyrë në ditën e 47-të, ndërsa qytetarët kundërshtojnë projektin që, sipas tyre, rrezikon statusin e Divjakës si bashki më vete.

Pavarësisht numrit të kufizuar të protestuesve, folësit në tubim kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen dhe se protestat do të vijojnë derisa Divjaka të mbetet bashki më vete, në formën që ka aktualisht.

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu ndërhyrjen e deputetëve të zonës, përfshirë deputeten e Divjakës dhe deputetin Erjon Braçe, i cili ka marrë tre mandate në këtë zonë, që sipas tyre të dalë publikisht në mbështetje të kërkesës së banorëve.

Në përfundim të protestës, qytetarët kanë zhvilluar një marshim në rrugët e qytetit, duke përsëritur sloganet: “Divjaka bashki” dhe “Divjaka e qytetarëve, jo e tradhtarëve”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb