Një nga pyetjet e sondazhit të realizuar nga News24 në bashkëpunim me Notosondaggi, drejtuar qytetarëve, ishte të shprehnin mendimin e tyre për punën e Qeverisë.

Pyetjes: Si e vlerësoni punën e Qeverisë?

“Pozitive” janë përgjigjur 44%, “Negative” – 49% dhe “Nuk e di” 7%.

Sa i takon votuesve të PS të anketuar:

71% e vlerësojnë “pozitive” punën e qeverisë dhe 26% “negative”. 3% janë përgjigjur me “Nuk e di”.

Ndërsa votuesit e PD, 5% e tyre e vlerësojnë “pozitive” punën e qeverisë, 94% “negative” dhe vetëm 1% janë përgjigjur “Nuk e di”.

Puna E Qeverise
Puna E Qeverise
Whatsapp Image 2025 04 14 At 21.29.22
Whatsapp Image 2025 04 14 At 21.29.22

Numri i pjesëmarrësve në sondazhin e parë kombëtar ka qenë 2005, me shtrirje në të gjithë vendin dhe grupmosha të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb