5 fitore radhazi në Serie A janë shifra që rikthejnë Juven në garë, të paktën për zonën Champions, pasi “Zonja e Vjetër” e sheh veten në vendin e 4-ët në kuotën e 28 pikëve. Ndaj Verona-s nuk ishte një transfertë e lehtë, u desh impenjim maksimal për të dalë me pikë të plota. Pas një pjesë të parë të përfunduar me rrjeta të pa prekura, në minutën e 61-të, Rabiot shërbeu një asist shumë të bukur për Kean që nuk shpërdoroi duke kaluar torinezët në avantazh.

Kean
Kean

Të zotët e shtëpisë protestuan fuqishëm në minutën e 75-të pasi një kontakti në zonë ndërmjet Bonucci dhe Verdi, fillimisht gjyqtari i takimit akordoi penallti, ndërsa më pas me ndihmën e sistemit VAR anuloi gjithçka për faull në sulm. Në minutën e 92-të, Alex Sandro u ndëshkua me karton të kuq për faull ndaj lojtarit të fundit, praktikisht duke shmangur një gol thuajse të sigurt.

“Për fat të mirë Alex Sandro ndërhyri, nuk meriton ndëshkim, por një premio. Ndeshjen kundër Benfikës e humbëm për një situatë të ngjashme”, u shpreh Allegri duke u Allegri duke u ndalur më pas te gara në Serie A: “Napoli po bën gjëra të jashtëzakonshme, po fitojnë çdo ndeshje, por në futboll nuk mund të fitosh apo të humbasësh gjithmonë. Po rritemi, tani duhet të përgatisim me qetësi dhe optimizëm sfidën e fundit kundër Lazio-s”, u shpreh Allegri pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb