Je petite dhe dëshiron të dish se cilat veshje mund të të japin disa centimetra ekstra në dukje? Atëherë ky artikull do të të ndihmojë për t’u larguar nga klishetë e zakonshme që qarkullojnë për femrat me trup të vogël, dhe do të të bëjë të zbulosh disa truke mode, që do të të shërbejnë kur do të kesh nevojë të shndërrohesh si Selena Gomez.

Disa nga femrat petit të showbiz-it japin këshilla interesante që duhet të ndiqni për t’u dukur sa më bukur.

Hayden Panettiere
5fd813c530ceb2864d33f9799d853762Fustanët dhe pantallonat me shtat të gjatë tregojë bukur në një trup të shkurtër, pasi i bëjnë këmbët të duken më të gjata dhe theksojnë mesin dhe bustin. Në këtë mënyrë pjesa e sipërme e trupit duket seksi dhe shumë femërore, shkruan “Class”.

Salma Hayek

d0f3deac1ff9fee62d33552004e929ccMiti që fustanët maksi nuk iu shkojnë femrave të shkurtëra duhet të rrëzohet njëherë e përgjithmonë. Mjafton që fustani të mos jetë shumë i gjerë, sepse për ndryshe do të humbasësh brenda tij.

Shakira

52eb3505f7c20db794383e8d31a8f972Çizmet mbi gjunj janë një mit tjetër që urgjentisht duhet të rrëzohet. Ato duhet të bëhen pjesë e gardërobës së qenieve petit, mjafton që këto vajza t’i kombinojnë me fundin e duhur mini.

Selena Gomez
7e3dbdf89af529f041372b66bf15d5c2Veshjet asimetrike, sidomos ato që janë më të shkurtëra para dhe më të gjata mbrapa të bëjnë të dukesh më e gjatë. Gjithashtu edhe një layering i zgjuar, duke veshur diçka të shkurtër brenda dhe përsipër diçka të gjatë do të të shtojë pont.

Kylie Minogue

048a1e543639375a386a839f51a8b495Format trupore që lidhen në mes falin një pamje të njëjtrajtshme dhe e bëjnë trupin të duket më elegant seç është. Deri tani këto forma nuk kanë pasur vendin që meritojnë në gardërobën e femrame me gjatësi poshtë 1.60, gjë që duhet të ndryshojë patjetër.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: