Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për kthimin në detyrë të Erion Veliaj, pasi hodhi poshtë vendimin për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur për BalkanWeb se si kanë votuar anëtarët e trupës gjykuese të Kushtetueses, për kthimin në detyrë të Erion Veliaj.

Ajo që bie në sy është që kryetarja e GJK Holta Zaçaj ka votuar kundër kthimit të Veliajt në detyrë.

Mësohet se pro kanë votuar:

Sander Beci
Ilir Toska
Fiona Papajorgji
Marsida Xhaferllari
Mariana Semini

Ndërsa kundër kanë votuar:

Holta Zaçaj
Sonila Bejtja
Gent Ibrahimi

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb