Modelja kosovare Arta Nitaj u komentua së fundmi në media pas një skandali me YouTube-rin britanik Teddy Grey i cili e akuzoi bukuroshen se merrte para në këmbim të një nate me të.
E pas këtyre akuzave të forta Arta ka zgjedhur që të heshtë dhe të mos japë asnjë deklaratë në lidhje me skandalin duke vazhduar kështu normalisht me postimet e saj në rrjetet sociale siç është dhe ky i fundit në TikTok.
Modelja ka postuar një video ku sinkronizon buzët me një audio virale në Tiktok të reperit të njohur AsapRocky.
“-Kush je ti?
Jam ai bukuroshi.
-Asap?
Po zotëri”-thotë ajo.
Rikujtojmë se Teddy Grey publikoi disa ditë më parë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa statuse, mesazhe dhe foto që kishin të bëjnë me modelen Arta Nitaj, të cilën e akuzoi se merrte para në këmbim të një nate me të.
YouTube-ri britanik postoi fillimisht një bisedë private që ishte zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitaj. Në mesazhet që Teddy publikoi në profilin e tij shihet që modelja po diskuton me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë. Ai e kërcënon se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.

Krahas fotos së mesazheve, që sipas tij janë shkëmbyer nga Instagrami i Arta Nitajt, ai shkruan: “Kjo vajzë e shet veten për 5000 euro. Njerëz nuk ka mundësi që p**** i saj të vlejë sa gjysma e një Audi!”
Më tej ai publikon një foto nudo të modeles krahas së cilës shkruan: “Djali (në fjalë) thotë që v*gina e saj dukej si lazanja e shtypur… S’ia ka vlejtur kurrë 5000 euro!”
Pas zhurnës që krijoi Grey ka zbuluar se njohja me Artën ka ndodhur nëpërmjet një shoqeje të përbashkët por sipas tij ata nuk dolën bashkë kurrë.
“Njohja ime me Artën erdhi përmes një shoqeje të përbashkët, mirëpo nuk dolëm bashkë kurrë. Ajo ishte e paguar për një takim, i cili nuk u realizua kurrë. Nga aty ajo shprehu qartë pëlqimin për mua, por unë nuk tregova aspak interes, gjë që e zemëroi atë jashtëzakonisht shumë”, është shprehur Tedy Grey.
Britaniku pretendon se në bisedat që kishin pasur, Nitaj i ka folur për mënyrën se si burrat e trajtojnë atë duke i cilësuar si “derra”. “Ajo filloi të më flasë për mënyrën se si janë burrat në të vërtetë duke i cilësuar si “derra”, por sa për ironi të fatit si mund ti quaj në këtë mënyrë, kur ajo vet ua ka shitur trupin e saj burrave të tjerë, dhe duke vazhduar të postoj foto gati lakuriq, si mund që ajo t’i fajësoj burrat për mënyrën se si ata sillen. Ajo tregon, jo vetëm nga veprimet e saj, por edhe ndaj shumë gjërave të tjera, se nuk e ka problem të seksualizohet nga meshkujt kur kjo i sjell para”, tha më tej Teddy.
Teddy ka deklaruar më pas Arta e ofendoi me fjalë të rënda sepse ai nuk i dha aspak vëmendje asaj, duke u sulmuar kështu në një mënyrë të paarsyeshme. “Pas të gjitha ndodhive, unë nuk u mora fare më me hipokrizinë e saj dhe në vend që të sqarohej si një e rritur ajo kaloi në ofendime duke më thënë “gay i ndyrë” dhe më pas më bllokoi. Unë kam një grua dhe 2 fëmijë, kështu që lidhja me Artën nuk më interesoi kurrë. Fakti që nuk i kushtova kurrë vëmendje e lëndoi aq shumë egon e saj, saqë ajo më sulmoi në mënyrë të paarsyeshme”, -ka treguar ai.
