Partizani vijon paraqitjet pozitive, vijon të jep shenja jete pikërisht në momentin më deçiziv të sezonit, atëherë kur shumë pak veta e besonin se të kuqtë mund të ringriheshin. Ekipi i Sormanit arriti të rrëmbej një pikë me shumë vlera përballë Bylis në transfertë, rezultati i katërt radhazi pozitiv pasi një pikë në Ballsh nuk është për tu hedhur poshtë. Kryeqytetasit zhvilluan një ndeshje me dy tablo, një pjesë e parë e fjetur ndërsa në të dytën reaguan fort duke arritur të barazojnë shifrat.

Partizani
Partizani

4 javë përpara fundit, Sormani beson se Partizani ende mund të arrij të siguroj një vend në europë, diferenca me vendin e 3-të është 5 pikë: “Ka ende ndeshje për të luajtur për Europën, derisa matematika të na i lejojë, ne do përpiqemi të marrim maksimumin”. Objektivi europë kalon nga sfida e përjetshme, nga derbi i kryeqytetit. Pas dy humbjeve radhazi, të kuqtë kërkojnë rikthimin tek fitorja, përballë Tiranës luajnë sfidën më të rëndësishme të sezonit, mund të fusin bardheblutë në krizë dhe mund të shpresojnë deri në fund tek europa, për këtë arsye, Sormani kërkon fitoren me çdo kusht: “Derbi? Partizani në derbi duhet të fitojë sepse i duhet dhe jo për gjë tjetër”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb