PSG ka hequr dorë nga blerjet e mëdha. Si duket fjalët e Presidentit Al Khelaifi qëndrojnë deri më tani, pasi nuk kemi parë ndonjë transferim të madh.Për të vërtetuar ndryshimin e politikave të klubit kampion të Francës, mjafton të shikosh këtë merkato.
Sipas Gazetta dello Sport, PSG ka arritur një marrëveshje prej 50 milionë eurosh me Sassuolon për afrimin e Scamacca. Sulmuesi i ekipit nga Reggio Emilia do nënshkruajë një kontratë ku do fitojë 3 milionë euro në vit.

(BalkanWeb)
