Kreu i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar akuza në drejtim të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila po hetohet nga SPAK. Ai tha se Balluku mori me një të rënë të lapsit 50 milionë euro për tunelin e Llogarasë. Po ashtu ai theksoi se KLSH ka evidentuar disa shkelje të tjera nga Balluku, në institucionet në varësi të saj.

“U fol për tunelin e Llogarasë, 50 milionë euro me një të rënë të lapsit, e dokumentuar.
U fol për aeroportin e Vlorës, 140 milionë euro.
U fol për vjedhjet e tmerrshme në energji.
Për udhëtimet e Edi Ramës me avion çarter.
Këta zotërinj që pretendojnë se nuk u fol për qytetarin, a nuk janë taksa të qytetarëve këto vjedhje?
Dhe prisni, thashë edhe njëherë, këto nuk janë as një e katërta apo një e pesta e parave të vjedhura.
Dhe do i merrni vesh nga kjo klikë, nga kjo dyshe Rama-Balluku dhe suita e tyre.
Vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit, dhe vetëm në disa agjenci të varura nga Lubi Balluku, ka konstatuar 2.2 miliard euro vjedhje dhe shpërdorime.
Vetëm në disa agjenci dhe disa afera, sepse KLSH nuk kontroll kurrë të gjitha aktet. Jo, ai ka praktikën e tij.
2.2 miliard euro! Po, absolutisht.
Kur Arben Ahmetaj thoshte se Lubia ka administruar 12 miliardë euro, të tjerët harronin vjedhjen dhe merreshin me miliardin.
Po ja pra. Prisni se do dalin të tjera.
Dhe ky merret me gjërat më të paqena.
140 milionë euro është vjedhje me checkup-in e Nushit. Ky bën sikur nuk ekziston. Atëherë a janë këto interesat e qytetarëve?
Unë them se janë interesa jetike të qytetarëve.
Ky zotëri komunikon se paska sekuestruar 63 milionë euro, po kujt ia dha ato? Kush i mori ato? Ku shkuan ato?
Po vetëm Franc Çopja ka 6 miliardë euro larje parash në Shqipëri.
Dhe ky na mburret se konfiskoi atë apartament apo atë apartament dhe që u zhdukën miliarda e miliarda, nuk thotë një fjalë.
Dhe pastaj lexonte gazeta, lexonte shkrimet e zëdhënësit të vet të porositura dhe të blera.
Prandaj dhe ishte … më kujtonte një personazh, ta shohin vetë si u bë. Se ka nxjerrë në treg veten e tij me aktet që ka kryer.”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb