TIRANE-“Mungesa” e 500 tonëve kafe në bilancin e Doganave dhe dyshimet për kontrabandë kanë bërë që ministrja e Financave, Helga Vukaj të urdhërojë një hetim dhe kontroll të imtësishëm të tregut.

Burime nga Drejtoria e Doganave pohojnë për GSH.al se ministrja Vukaj ka urdhëruar hetimin, analizën dhe identifikimin e shkaqeve të rënies së importit të kafes gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti.

Sipas statistikave, gjatë periudhës janar-qershor të 2017 kanë zhdoganuar 500 tonë kafe më pak se e njëjta periudhë e viteve të tjera. Kjo ka sjellë një “gropë” në buxhet dhe arsyet e kësaj grope synon të zbardhë ministria e Financave.

Shkrimin e plotë e gjeni në GSH.al duke klikuar tek linku:  http://www.gsh.al/2017/06/16/500-ton-kafe-manget-dyshimi-per-kontrabande-zbulohet-urdhri-i-ministres-se-financave-hetim/

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb