Janë zbardhur detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në zonën e Mengelit, ku një grua 55-vjeçare humbi jetën pasi u mbyt në lumin Shkumbin.
Sipas informacioneve, disa banorë të zonës kanë vënë re një grua që dyshohej se vuante probleme të shëndetit mendor, e cila po vraponte përgjatë rrugës duke rrezikuar jetën.
Sipas asaj që raportohet gruaja u vetëhodh në rrjedhën e lumit Shkumbin. Efektivët u futën menjëherë në lumë për ta shpëtuar, por rryma e fortë e lumit e rrëmbeu, duke e bërë të pamundur nxjerrjen e menjëhershme të saj.
Menjëherë u aktivizuan forca të shumta policore, ndërsa kërkimet u mbështetën edhe me dron dhe u bashkuan nga specialistë të kërkim-shpëtimit, me mjete të posaçme për operacione në terren të vështirë.
Pas rreth një ore e gjysmë kërkimesh, trupi i pajetë i gruas u gjet në një distancë nga vendi ku ishte parë për herë të fundit.
