DURRËS- 24-vjeçarja Xhensila Ndoj mbeti e plagosur pasi u godit me thikë nga babai i saj pas një sherri të ndodhur mes tyre, pranë ambiente ku punonte vajza.
I plagosur mbeti edhe kolegu i 24-vjeçares i cili kishte ndërhyrë të shuante sherrin, por u godit me thikë nga 56-vjeçari Mikel Ndoj.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha për News24 se të plagosurit janë jashtë rrezikut. Aktualisht po mbahen në sallën kirurgjikale ku po i nënshtrohen edhe operacionit në spital.
Pas ngjarjes, 56-vjeçari është larguar në drejtim të paditur. Ende nuk lokalizuar dhe policia po punon për kapjen e tij
