Gjashtë persona u vranë në një shtëpi në Kaliforninë qendrore. Dyshohet për një sulm të lidhur me bandat.

Mes të vrarëve në “masakrën e tmerrshme” të së hënës ishte një nënë 17-vjeçare dhe foshnja e saj 6-muajshe, u tha gazetarëve sherifi i qarkut Tulare, Mike Boudreaux. Të dy u qëlluan në kokë, tha ai.

“Ne kemi të mbijetuar,” tha sherifi, duke shtuar se ende nuk është e qartë se si mbijetuan.

Autoritetet besojnë se janë të paktën dy të dyshuar në liri, tha Boudreaux. Asnjë arrestim nuk është bërë.

“Ne besojmë se kjo ishte një familje në shënjestër,” tha sherifi.

“Kjo ishte shumë personale,” tha Boudreaux. “Ne gjithashtu besojmë se ishte një mesazh që po dërgohej”.

Autoritetet “besojnë se ka shoqata bandash të përfshira në këtë skenë, si dhe hetime të mundshme për narkotikët,” tha Boudreaux.

Një javë më pare, zyra e sherifit kreu urdhra kontrolli për lëndë narkotike në shtëpi, tha ai.

Disa viktima u gjetën në shtëpi, ndërsa të tjerët u gjetën në oborr, tha Boudreaux. Një burrë që u gjet i plagosur  në vendngjarje u shpall më vonë i vdekur në spital, tha sherifi.

Tulare County Shooting Ho Mz 13 230116 1673887212001 Hpembed 3x4 992

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb