Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar Kryetarin e PD, Lulzim Basha, teksa ka shpërndarë një video, ku shfaqet Basha duke thëne se 6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim.

Sipas Ballës, i bie që Luli të ketë përfshirë edhe bizneset e Kosovës, sepse nuk dalin llogarit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Qeshëm të gjithë kur tha 7×7=42?

Qeshëm edhe më shumë kur tha se Skëndërbeu ngriti flamurin më 28 Nëntor 1944?

Sot paska këputur edhe një tjetër.

6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim. I bie të ketë përfshirë edhe bizneset e Kosovës, sepse nuk dalin llogaritë, o Lul!???

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb