Ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Hillary Clinton gjatë një seance dëgjimore gjashtë-orëshe para anëtarëve të Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, mohoi çdo lidhje me autorin e dënuar të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein.
Gjithashtu ajo ka kritikuar republikanët për mënyrën se si po e trajtojnë hetimin e Dosjes Epstein.
Mediat e huaja raportojnë se gjatë seancës dëgjimore me dyer të mbyllura, ajo ka deklaruar se nuk e kishte takuar kurrë Epsteinin dhe se nuk kishte asnjë informacion rreth tij ose bashkëpunëtores dhe bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxëell, raporton NBC Neës.
“Nuk kisha asnjë ide për aktivitetet e tyre kriminale. Nuk më kujtohet të kem takuar ndonjëherë Epstein. Nuk kam fluturuar kurrë me aeroplanin e tij dhe as nuk kam vizituar shtëpinë apo zyrat e tij në ishull”, tha Clinton.
